Ish-presidenti i Shqipërisë: Në Banjskë është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit "është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb"

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu, në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor me temë “Ballkani Perëndimor dhe integrimi në BE – sfidat dhe perspektiva”, ka kritikuar qasjen e Serbisë karshi Kosovës dhe ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet më i sigurtë.

Moisiu është shprehur i shqetësuar nga sulmet e fundit që ndodhën në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, në atë sulm duket qartë se është përfshirë Serbia.

Moisiu ka thënë se duhet të vazhdohen përpjekjet që palët të ulen në bisedime, por ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë.

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurtë dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të cilat mund të mendohet se mund të shkohet me zgjidhje të gjata, duhet marrë më seriozisht si nga ne, ashtu edhe nga ata që mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Evropë….Më 24 shtator në Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, Beogradi jo vetëm që nuk u dënua, por u shpall një dite zie për ata që u vranë…Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb“, ka thënë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. /KP

Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb, i cili udhëhiqej nga Millan Radojçiq.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, nga Samadrexha e Vushtrrisë, i cili tashmë është shpallur hero. Ndërsa, i plagosur ka mbetur zyrtari policor Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.

Ndërkaq, nga aksioni i Policisë së Kosovës mbetën të vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist serb.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika