Ish-presidenti Sejdiu:Vendimi i GJND-së është akti më i rëndësishmi që e mbështet juridikisht pavarësinë e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shprehet se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pavarësinë e Kosovës është akti më i rëndësishëm që e mbështet juridikisht pavarësinë e vendit

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në Në 13 – vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë se ky vendim është historik pasi sipas tij, ai e kishte konfirmuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës “nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare as të Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese”.

Më tej ai ka thënë se “është akti historik më i rëndësishmi që e mbështet edhe juridikisht vendimin e përfaqësuesëve të popullit të marrë në ditën e 17 shkurtit 2008 për Pavarësinë e Kosovës”.

Sipas tij vendimi i GJND-së e “ishte përgjigje edhe ndaj gjithë atyre lojërave dhe trysnive ndaj Kosovës me të cilat dëshironin të shembnin vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur”.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut.

Në 13 – vjetorin e vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i cili i mbështetur në argumente të fuqishme dhe të parrëzueshme konfirmon se shpallja e pavarësisë së Kosovës “nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare as të Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese” është akti historik më i rëndësishmi që e mbështet edhe juridikisht vendimin e përfaqësuesëve të popullit të marrë në ditën e 17 shkurtit 2008 për Pavarësinë e Kosovës.

Ky vendim i GjND-së ishte përgjigje edhe ndaj gjithë atyre lojërave dhe trysnive ndaj Kosovës me të cilat dëshironin të shembnin vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur.

Nuk ishte paradoks kur për vendimin e tillë votojnë edhe gjyqtarë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kjo në fakt ishte mbështetje e argumenteve të parrëzueshme të cilat ishin baza themelore mbështetëse e veprimeve të saj në ditën e shenjtë të 17 Shkurtit 2008.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika