Ish-presidenti serb, Tadiq: Nuk do ta nënshkruaja propozimin franko-gjerman, Vuçiq e ka humbur Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiq, tha se nuk do ta nënshkruante propozimin franko-gjerman

Ish-preisdeti i Serbisë, Boris Tadiq

Ish-preisdeti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nuk do të nënshkruante propozimin frano-gjerman, duke theksua se Qeveria aktuale e Beogradit  ka përgjegjësi historike kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai vuri në dukje se absurdi më i madh është se pushteti i Vuçiqit e humbi Kosovën në paqe.

“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”, ka thënë Tadiq për “Nova

Sipas tij, nëse do të nënshkruhej një marrëveshje brenda kornizës që po diskutohet në qarqet publike dhe ndërkombëtare, do të jetë shumë më e vështirë, pothuajse e pamundur, që Serbia të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Ky pushtet sot, është e qartë, duhet të ketë qenë i njoftuar për kërkesat që do t’i shtrohen Serbisë për të paktën disa muaj dhe nuk ka bërë asgjë për ta penguar atë. Ju kujtoj se edhe në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq nuk ka thënë një herë në fjalimin e tij se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë”

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika