Ish-presidenti Thaçi ndodhet në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Kosovë. Ai po qëndron në shtëpinë e tij në Burojë, ku ka marrë leje për të takuar familjen

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, ndodhet në Kosovë duke qëndruar në shtëpinë e tij në Burojë, po raportohet në media.

Këtë, e kanë konfirmaur nga Gjykata Speciale në Hagë për Dukagjinin, ku kanë theksuar se Trupi Gjykues i ka mundësuar Thaçit një vizitë për të takuar familjen.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjie.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Nacionale nga fshati Burojë, respektivisht, në shtëpinë e prindërve të Thaçit, shihen forca të shtuara të EULEX-it, por edhe disa qytetarë që janë mbledhur në afërsi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika