Ish-prokuror i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, i cili ka drejtuar hetimet ndaj Millan Radojiçiqit, ka thënë se ky i fundit “kënd ka dashtë e ka bërë shef të Policisë, kënd ka dashtë e ka bërë drejtor në Komunë”.

“Ka pasur edhe struktura të tjera, ndoshta Millani ka qenë njëri prej kryesorëve, Millan Radojiçiqi kënd ka dashtë e ka bërë shef të Policisë, kënd ka dashtë e ka bërë drejtor në Komunë. Ajo dihet botërisht, atje ka vepruar krimi i organizuar, më dhimbset ajo popullata që as atëherë as tash nuk i ndihet zëri”, kështu ka thënë Hoxha në “Kallxo Përnime”.

Hoxha ka folur edhe për thyerjen e barrikadave në veri në vitin 2019 dhe rezistencën që kanë hasur.

“Ka pasur një lloj rezistence, jo janë lëshuar alarmet, një herë tjetër kur kanë shkuar ta arrestojnë Radojiçiqin ka pasur të shtëna me armë. Aty janë arrestuar policë që kanë qenë pjesë e mbrojtjes civile territoriale, ka pasur rezistencë por ato kanë qenë aksione të suksesshme. Gjatë informatave që kam pasur në pjesën veriore fjalën kryesore e ka pasur krimi i organizuar” – tha ai

Ish-prokuror i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha