Ish-prokurori i Hagës për shtatë figurat e UÇK-së në aktgjykimin e 16 shtatorit: E paprecedentë përmendja e tyre

Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Geoffrey Nice, e ka cilësuar si “të paprecedentë” mënyrën se si shtatë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përmendur në aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një deklarim për Radion Evropa e Lirë, Nice ka thënë se në aktgjykimet e rasteve të tilla mund të përmendet se një person ka vepruar “në kuadër të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me persona të panjohur”.

Megjithatë, sipas tij, mënyra se si janë përfshirë emrat e shtatë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në aktgjykimin e rastit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së është e pazakontë.

Bëhet fjalë për Lahi Brahimajn, Fatmir Limajn, Sylejman Selimin, Rrustem Mustafën, Latif Gashin, Shukri Bujën dhe Sabit Gecin.

Nice ka theksuar se për të kuptuar arsyen dhe rëndësinë juridike të përmendjes së këtyre personave duhet pritur publikimi i plotë i aktgjykimit.

Sipas tij, vetëm pas shqyrtimit të arsyetimit të plotë të trupit gjykues mund të kuptohet më saktë se përse këta shtatë persona janë përmendur konkretisht në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Ai ka nënvizuar se rëndësia juridike e këtyre përmendjeve nuk mund të vlerësohet plotësisht pa u parë arsyetimi i gjykatës dhe mënyra se si trupi gjykues i ka lidhur këto referenca me gjetjet në aktgjykim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika