Ish-raportuesi britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999
“Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999” Kështu ka shkruar Ish-raportuesit britanik, Brendan Paddy, në llogarinë e tij në Twitter duke i krahasuar pamjet e qytetit ukrainas Kherson, me pamjet e çlirimit të Kosovës në vitin 1999. Ai ka shpërndarë një video të Sky News ku shihet korrespodenti i këtij […]
“Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”
Kështu ka shkruar Ish-raportuesit britanik, Brendan Paddy, në llogarinë e tij në Twitter duke i krahasuar pamjet e qytetit ukrainas Kherson, me pamjet e çlirimit të Kosovës në vitin 1999.
Ai ka shpërndarë një video të Sky News ku shihet korrespodenti i këtij mediumi që mirëpritet nga turmat me civilë ukrainas në qytetin e çliruar Kherson.
Gjithashtu këta gazetarë janë të parët, gazetarë të huaj që kanë arritur në vendin e sapo çliruar nga forcat ruse.
This is giving me 'arriving in Kosovo in 1999' flashbacks https://t.co/u9rj2zBeei
— Brendan Paddy (@bjpaddy) November 12, 2022
Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se Khersoni është “i yni”, dhe pasi forcat speciale ukrainase hynë në qytetin strategjik që gjendet në jug të Ukrainës.
Rusët u tërhoqën nga Hersoni, duke bërë që Kievi të shënojë një fitore të rëndësishme në fushëbetejë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të rimarrin territorin qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në fund të shkurtit.
Në videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën qytetarë me flamuj kombëtarë të Ukrainës, duke mirëpritur arritjen e trupave ukrainase në qytet.
“Ne po fitojmë betejat në terren. Por, lufta vazhdon”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi Ukraina mori Kherosnin.















