Ish-shefi i KEK-ut intervistohet në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria Speciale
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurit lidhur me një çështje penale. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi. “Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur […]
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurit lidhur me një çështje penale.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi për Betimin për Drejtësi, pa dhënë detaje të tjera.
Ndryshe, ndaj Krasniqit tashmë është duke u zhvilluar një procese gjyqësor lidhur me akuzën për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.















