Ish-shefi i SHIK-ut: Kosova di me mençuri të përballojë çdo agresion serb
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, Irakli Koçollari, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbajë qëndrime aktive dhe të rrezikshme ndaj Kosovës, duke thënë se mentaliteti i shtetit të madh vazhdon të jetë i rrënjosur në politikën dhe qasjen e saj. Në Debat Plus, Koçollari tha se veprimet e […]
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, Irakli Koçollari, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbajë qëndrime aktive dhe të rrezikshme ndaj Kosovës, duke thënë se mentaliteti i shtetit të madh vazhdon të jetë i rrënjosur në politikën dhe qasjen e saj.
Në Debat Plus, Koçollari tha se veprimet e Serbisë dëshmojnë se ajo ende ushqen ambicie hegjemoniste, ndërsa përmendi rastin e sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë një zyrtar policor i Kosovës.















