“Aptos Labs”, një projekt që u ngrit nga rrënojat e ambicieve të dështuara të kriptos së “Meta Platforms Inc”, ka mbledhur 150 milionë dollarë në fonde të reja, njoftoi kompania të hënën.

Raundi i financimit ka dyfishuar vlerësimin e mëparshëm të startup-it i cili ishte mbi 1 miliard dollarë në mars, edhe pse kapitalistët e sipërmarrjes janë të freskët në investimin në kripto.

E themeluar më pak se një vit më parë, Aptos mblodhi 200 milionë dollarë nga investitorët në raundin e fundit të financimit.

Kompania nuk pranoi të specifikojë vlerësimin e saj të ri.

Bashkëthemeluesit e Aptos, Mo Shaikh dhe Avery Ching janë ish-punonjës të Meta-s dhe kanë punuar në projektin e dënuar të kriptomonedhës, Diem, i cili u mbështet nga Meta, por hasi në rezistencë të fortë nga rregullatorët dhe përfundimisht shiti asetet e saj.

Me bazë në Palo Alto, Kaliforni, Aptos po ndërton një blockchain që përdor një gjuhë programimi të quajtur “Move”.

Mysten Labs, një tjetër startup i themeluar nga ish-punëtorë të Meta-s, po ndërton gjithashtu një zinxhir që përdor gjuhën “Move “dhe po mbledh fonde të reja, sipas raporteve.

Që të dy, Aptos dhe Mysten ndajnë investitorë, duke përfshirë Andreessen Horowitz dhe Coinbase Ventures.