Ish-trajneri i Uellsit, Ryan Giggs në gjyq për dhunë në familje

Ai akuzohet për sulm të përbashkët ndaj motrës më të vogël të Greville dhe njëherësh, ndaj ish të dashurës së tij

Ish-trajneri i Uellsit njëherësh, ish-futbollisti i Manchester United, Ryan Giggs

Ish-trajneri i Uellsit njëherësh, ish-futbollisti i Manchester United, Ryan Giggs ka mbërritur në gjykatën në Mançester në të cilën po gjykohet për dhunë në familje.

Prokurori, Peter Wright i ka thënë jurisë në Minshull Street Crown Court në Mançester se ndërsa aftësitë e Giggs-it në futboll ishin diçka e bukur, jeta e tij jashtë fushës ishte një histori tjetër.

“Në privatësinë e jetës së tij personale në shtëpi ose pas dyerve të mbyllura, ne themi se faktet zbulojnë, kishte një anë shumë më të shëmtuar dhe më të keqe të karakterit të tij”, tha Wright para jurisë.

“Kjo ishte një jetë private që përfshinte një sërë abuzimesh, fizike dhe psikologjike, të një gruaje që ai deklaroi se e donte.”

48-vjeçari Giggs akuzohet se ka sulmuar 36-vjeçaren, Kate Greville duke i shkaktuar lëndime trupore në shtëpinë e tij në Worsley, Mançester në nëntor të vitit 2020.

Përveç kësaj, ai akuzohet për sulm të përbashkët ndaj motrës më të vogël të Greville gjatë të njëjtit incident dhe njëherësh, për përdorimin e sjelljeve kontrolluese dhe shtrënguese ndaj ish të dashurës së tij, midis gushtit të vitit 2017 deri në nëntor të vitit pasardhës.

Nga ana tjetër, Giggs i ka mohuar të gjitha akuzat, transmeton Euronews.

Ai u largua nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të Uellsit në qershor, duke thënë se nuk donte të rrezikonte përgatitjet për Kupën e Botës më vonë këtë vit në Katar.

48-vjeçari është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit anglez. Ai ka ndihmuar United të fitojë trembëdhjetë tituj të Premierligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Ai zyrtarisht dha dorëheqjen si trajner i Uellsit në qershor duke i lëshuar vendin zëvendësuesit të tij, Robert Page i cili e udhëhoqi Uellsin në Kupën e Botës së parë.

Gjyqi, i cili ishte vonuar në mes të një numri të madh çështjesh gjyqësore të shkaktuara nga pandemia COVID-19, pritet të zgjasë deri në dhjetë ditë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika