Mërgimtarët shqiptarë të cilët jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë protestuar të shtunën e 12 nëntorit, kundër diskriminimit që është duke iu bërë atyre.

Sipas protestueseve të gjithë shqiptarët janë klasifikuar si kriminel dhe arsyeje e protestës ka qenë kundërshtimi i këtyre deklarata pasi janë në kundërshtim me të drejta e njeriut.

Por, pavarësisht protestës ata përsëri nuk janë vlerësuar sepse ish-udhëheqësi i Brexit, Nigel Farage, i ka akuzuar shqiptarët se “Këtyre njerëzve nuk u bëhet aspak vonë për vendin tonë dhe sakrificat e të shkuarës”.

Më tej, Farage ka shkruar duke shpërndar në rrjetin e tij social Twitter një fotografi të flamurit kombëtar të statuja e Wiston Churchill-it.

These people care nothing for our country or the sacrifices of the past. What is happening in London today is a disgrace! pic.twitter.com/4UTdADEPn7

— Nigel Farage (@Nigel_Farage) November 12, 2022

“Çfarë është duke ndodhur sot në Londër është e turpshme”, ka shkruar Farage.

Mijëra protestues shqiptarë kanë qenë të veshur kuqe e zi në zonën e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Shqiptarët protestojnë në Londër kundër diskriminimit

Shqiptarët në Britani janë mbledhur për të protestuar të shtunën, në Westminster Bridge, afër parlamentit, kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve

Pas deklaratave të Sekretares britanike për Çështjet e Brendshme, Suela Bravermen, e cila akuzoi shqiptarët për “pushtim” dhe “abuzim me ligjet e tyre moderne të skllavërisë”, komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një protestë në Westminster Bridge, afër parlamentit.

Emigrantët shqiptarë në rrugët e Londrës, me anë të protestës, janë duke bërë thirrje për largimin e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

Qytetarët shqiptarë po protestojnë me muzikë shqiptare në sfond, ndërsa në pankartat e tyre thuhet se nuk janë kriminelë, dhe se punojnë e paguajnë taksa.

Deklarata e Bravermen ka marrë reagimin e menjëhershëm edhe të Qeverisë së Shqipërisë. Kryeministri, Edi Rama deklaroi për “Sky News” se ende po pret për një kërkim falje nga qeveria britanike, shkruan Euronews.al.

Rama ka akuzuar Britaninë e Madhe pas deklaratës së Braverman, se po përdor si “kokë turku” shqiptarët për të justifikuar “politikat e saj të dështuara” për kufijtë dhe migracionin.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i atyre që kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla.

Po ashtu, gazeta britanike “Daily Mail”, ditë më parë, i ka kushtuar një artikull shqiptarëve të Shqipërisë, duke u përfshirë kështu në debatin e madh për eksodin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

https://www.dukagjini.com/shqiptaret-protestojne-ne-londer-kunder-diskriminimit/