Ish-ushtari dhe invalidi i UÇK-së, Musa Munishi, po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim urgjent kirurgjikal.
Familja e tij ka bërë apel për ndihmë financiare, pasi sipas raporteve mjekësore, Musa ka nevojë për një ndërhyrje të specializuar, ndërsa kostoja e trajtimit arrin në 69 mijë e 800 euro.
Familja thotë se kjo shumë është përtej mundësive të tyre dhe u ka bërë thirrje qytetarëve, familjarëve, miqve dhe bashkatdhetarëve që ta ndihmojnë Musën në përballimin e trajtimit.
“Çdo ndihmë është shpresë. Çdo euro mund të bëjë një ndryshim të madh dhe ta ndihmojë Musën të marrë trajtimin e nevojshëm”, thuhet në apelin e familjes.
Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë, familja ka publikuar këto të dhëna:
Xhirollogaria: 1501110005217605
Numri i kontaktit: 045 885 159
Ndihma mund të ofrohet edhe përmes GoFundMe.
GoFundMe – mund të kontribuoni edhe online: https://gofund.me/144a34f00
