Ish-zëvendësministri i arsimit: Në Kosovë jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollor në mënyrë të parregullt

Ish-zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka folur në lidhje më problemin për sigurimin e teksteve shkollore për filloristët. Ai ka thënë se në Kosovës jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollorë në mënyrë të parregullt

Xhavit Rexhaj, Ish-zëvendësministër i arsimit

Xhavit Rexhaj, ish-zëvendësministër i arsimit në Kosovë, ka folur në lidhje me problemin për sigurimin e teksteve shkollore per femijët në klasat 1-5.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Rexhaj është shprehur se jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollor në mënyrë të parregullt.

“Ne në Kosovë jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollor në mënyrë të parregullt, prandaj nëse kjo do të rregullohej per një ose dy javë më shumë, e fëmijët të jenë më libra, kjo do të falej dhe do të ishtë në rregull”, ka thënë Rexhaj.

Rexhaj shton se problemi kryesor është koha e shkurtër. Ndonëse shfaq dilema nëse prindërit janë të gatshëm për rolin e tyre në këtë proces të ri.

“Konsideroj se problem është koha e shkurtë. Problem tjetër e shoh se të gjitha kategoritë e prindërve a janë të gatshëm për rolin e vet që e kanë tashmë në këtë proces të ri dhe mandej vjen një element tjetër, ai social”, është shprehur Rexhaj.

Ndërkaq Rexhaj thekson se ky problem nuk është risi për Kosovën, pasi probleme me libra ka pasur gjithmonë në Kosovë.

“Tekstet kanë qenë gjithmonë problem në sistemin tonë arsimor, nuk është kjo risi. Problemi me tekste nuk është diqka e re në arsimin kosovar, vetëm se tash ka më pak korrupsion, por do te ketë më shumë probleme”, ka theksuar Rexhaj.

Së fundi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që të subvencionojë prindërit me nga 80 euro për blerjen e librave.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika