Ish-zëvendësministri i Brendshëm: Ekziston rreziku i konfliktit të ri Kosovë-Serbi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të ri Kosovë-Serbi, duke theksuar se rreziku ekziston pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ndërsa ka pohuar se bashkëpunimi i fortë me NATO-n është kyç për mbrojtjen e Kosovës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka deklaruar se ekziston  mundësia e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxha ka bërë thirrje për kujdes duke e ndërlidhur deklaratën nga sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, i cili ka theksuar se duhet të shmangen konfliktet, megjithatë, ai vlerëson se kjo është një çështje e interpretimit dhe ka rrezik në vetvete.

Hoxha ka thënë se rreziku është vërejtur në datën 24 shtator, kur grupet paramilitare serbe kishin hyrë në territorin e Kosovës para syve të botës.

Ai ka pohuar se Serbia mund të përballet me humbje nëse vendoset për një konfrontim, por thekson se veprimet e tyre, përfshirë vendimin për shtimin e ushtrisë kufitare me Kosovën dhe organizimin e grupit të Milan Radojçiqit, mund të cilësohet si shtyrje e Serbisë drejt një konflikti me NATO-n.

Hoxha gjithashtu ka sugjeruar se ndikimi i Rusisë mund të jetë një faktor shtytës për një konflikt të ri, duke thënë se përpjekjet e tyre për të hapur një front të ri mund të detyrojnë Serbinë në një ballafaqim me NATO-n.

“Blinken tha se ‘nuk duhet’, pra nuk tha që nuk do të lejojmë konflikte, por “nuk duhet të shohim”, kjo është çështje interpretimit që besoj se ka rrezik në vete. Ne e pamë në 24 shtator që bandat paramilitare terroriste serbe hynë në Kosovë dhe e panë e gjithë bota, prandaj rreziku ekziston, unë jam i qartë që Serbia e ka të qartë humbjen nëse ballafaqohet, por që veprimet e tyre vendosja e ushtrisë kufi me Kosovën, organizimi dhe riorganizimi i grupit të Radojçiqit dhe shtyrja apo shtytja nga ana e Rusisë për të hapur një front të ri, ndoshta do ta detyrojnë Serbinë që të ballafaqohet me NATO-n”, ka thënë Hoxha.

“Ndoshta është pazar kusurtitje për ta hequr problemin njëherë e përgjithmonë, kjo mund të jetë në analizë ushtarake edhe politike, të ballafaqohet me NATO-n të krijohet një rast i ri, një praktik e re të ketë kundërintervenimin e NATO-s, ndoshta edhe ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë çështjen, edhe atyre u ka mbetur barrë, por ne nuk e kemi dertin e tyre”, ka deklaruar ai.

Hoxha ka theksuar se ekziston një rrezik, por Kosova është e fortë kur vepron në bashkëpunim me NATO-n.

“Pra, po besoj se nuk përjashtohet mundësia e një konflikti të ri, sepse ne e pamë praktikë më 24 shtator në veri ku ishte çështje e orëve që të përshkallëzohej konflikti dhe atyre iu dështoi plani, prandaj nuk hoqën dorë nga plani dhe nuk e dënuan sot e asaj dite. Ekziston rreziku, por ne jemi të fortë kur jemi në koordinim me NATO-n”, ka deklaruar Hoxha në emisionin FIVE.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika