Ish-zyrtari i FBI-së akuzohet për shkelje të sanksioneve të ShBA-së ndaj Rusisë

Ish-zyrtar i lartë i FBI-së është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë duke marrë pagesa të fshehura nga oligarku rus, Oleg Deripaska

Charles McGonigal

Të hënën e 23 janarit, prokurorët kanë thënë se një ish-zyrtar i lartë i FBI-së është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë duke marrë pagesa të fshehura nga oligarku rus Oleg Deripaska.

Charles McGonigal, i cili drejtoi divizionin e kundërzbulimit të agjencisë në shtetin e Nju Jorkut, është arrestuar më 21 janar me akuzat se kishte rënë dakord të hetonte një oligark rival të Oleg Deripaskas në këmbim të pagesave, pasi ky i fundit u godit me sanksione në vitin 2018, sipas prokurorëve federalë në Manhatan.

McGonigal, është deklaruar deklarua i pafajshëm për katër akuza penale, ku përfshihen shkeljet e sanksioneve dhe pastrim i parave.

“Kjo është padyshim një ditë shqetësuese për zotin McGonigal dhe familjen e tij”, u tha gazetarëve avokati i të pandehurit, Seth DuCharme pas seancës dëgjimore në Manhatan.

Deripaska, themeluesi i kompanisë ruse të aluminit Rusal, ishte në mesin e dhjetëra oligarkëve dhe zyrtarëve qeveritarë rusë të përfshirë në listën e zezë nga Uashingtoni në vitin 2018, si reagim ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës në ShBA. Ai dhe Kremlini kanë mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhje.

Në një padi tjetër, të ngritur në Uashington, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë, para në dorë, nga një burrë i Nju Xhersit, që dyshohet që është ish-anëtar i shërbimit të inteligjencës të Shqipërisë, i cili kishte qenë burim në një hetim për lobim të huaj politik, që McGonigal po mbikëqyrte.

McGonigal përballet me nëntë akuza në këtë rast, duke përfshirë dhënien e deklaratave të rreme, për të fshehur nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me personin. REL

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika