Ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Ferizaj arrestohet për keqpërdorim të pozitës

Policia e Kosovës

Një ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës më 23.04.2024. Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari tani mban pozitë tjetër.

“Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të njëjtit i ishte mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer”- ka njoftuar Policia.

Ai dyshohet se derisa ishte zyrtar i Gjendjes Civile deri në vitin 2019, ka regjistruar një shtetas të huaj (turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, pa plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

“Me datë 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit të lartcekur për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas intervistës me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Ndërsa personi i dyshuar mashkull turk që dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” tani është i ekstraduar në Turqi”- thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika