Ishte 40 km/h – voziti 94, Policia i shqipton gjobë dhe ia ndalon vozitjen për tre muaj drejtuesit të automjetit në aksin Gjilan-Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se “Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 94 km/h”. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se “Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 94 km/h”.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetin social”Facebook”.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.















