Ishte duke punuar dhe pësoi lëndime, vdes një person në Prizren

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore derisa ishin duke punuar në Prizren, njëri prej tyre si pasojë e lëndimeve ka vdekur në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore derisa ishin duke punuar në Prizren, njëri prej tyre si pasojë e lëndimeve ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.

“Prizren  30.09.2023 – 09:08. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika