Për herë të parë është mbajtur seancë solemne në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut, për nder të 16-vejtorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ka folur kryetari i kësaj komune, Erden Atiq, i cili tha se ishte shumë emocionuese dhe me vlerë të madhe.

“Është hera e parë që po mbahet një seancë të tillë. Kështu që ne, unë si kryetar dhe pjesa tjetër e ekzekutivit, morëm pjesë në këtë seancë. Ishte emocionuese, por me vlerë të madhe”, ka thënë Atiq për Dukagjinin.