Njësia FAST e Policisë së Kosovës, me mbështetje nga Njësia Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Prishtinë, ka realizuar me sukses një aksion policor në kryeqytet, ku është arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që janë të kërkuar për vepra penale të ndryshme.