Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një 25-vjeçar, i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik dhe Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia ka arritur ta arrestojë 25-vjeçarin L.Q., i kërkuar për veprat penale të rrezikimit të trafikut publik dhe kalimin e paautorizuar të kufijve.

I arrestuari ishte në listën e të kërkuarve me urdhër nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Dënimi për veprat e tij ishte 72 ditë burgim.

Operacioni i policisë u zhvillua në qendrën tregtare “The Village – Shopping & Fun” në Ferizaj, dhe pas kapjes së tij, L.Q. është dërguar për të vuajtur dënimin e tij.

“Me datën 15.04.2024 rreth orës 15:00 policët e stacionit në Ferizaj tek qendra ‘’The Village – Shopiping & Fun’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik dhe Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” me dënim burgimi prej 72 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet policore falënderuan qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajuan ata të vazhdojnë të bashkëpunojnë me autoritetet në parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit.

Ata, gjithashtu, bënë thirrje për të raportuar menjëherë në stacionin policor më të afërt ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose edhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, çdo informacion të mundshëm rreth personave të kërkuar nga organet e rendit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika