Pas më shumë se dy javësh, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për tentim vrasjen e një personi në Prishtinë.

Rasti kishte ndodhur më 4 qershor, ku në njoftimin e policisë thuhet se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (dyshohet të jetë thikë) viktimën.

“Prishtinë/  04.06.2024-22:38. Lidhur me rastin, pas veprimeve operative dhe hetimore dhe pas sigurimit të provave,  më datë 20.06.2024  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të lartcekur [Vrasje e Rëndë  në Tentativë]”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.