Ishte raportuar si i zhdukur më herët, gjendet në Merdar

Një person që ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur në pikën kufitare në Merdar.

Kjo pasi ai u ndalua nga policia në këtë pikë të premten.

Policia gjatë verifikimit ka parë se personi kërkohej nga gjykata dhe se më parë ishte raportuar i zhdukur.

I njëjti i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar person i kërkuar nga gjykata, ndërsa kohë më parë ishte raportuar si person i zhdukur.  I njëjti i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika