Ishulli i biçikletave në Francë

Ishulli "Seychelles" ka mjet transporti vetëm biçikletën

La Digue është një ishull 10 km katror që provon të shpëtoj një specie të rrallë shpendësh nga turizmi i tepërt është padyshim një nga 115 ishujt më të njohur në Seychelles. Ky ishull tërheq mijëra turistë çdo vit në ‘Anse Source d’Argent”, shpesh quhet edhe plazhi më i fotografuar në botë, për shkak të gurëve imponues që kujtojnë kohët parahistorike. Po ashtu është një sfond ideal për filmat dhe reklamat e Hollywood-it.

Në një shkallë më të vogël, vëzhguesit e shpendëve vijnë nga të gjitha anët për të dëshmuar shikimin e rrallë të zogut ‘Seychelles Black Paradise Flycatcher”, e cila është një specie e rrezikuar endemike e Seychelles.

Mrekullia më pak e njohur e ishullit është mungesa e makinave dhe mënyra se si Digueois kanë kufizuar trafikun, për të mbrojtur bukurinë e pacenuar të territorit të tyre prej prej 10 km katrorë. Me një popullsi vetëm rreth 3000 banorësh, Digueois krenohet për përdorimin e biçikletës si formë kryesore të transportit, ndryshe nga ishujt më të mëdhënj fqinjë të Mahe dhe Praslin. Këta ishuj kanë parë më shumë rritje urbane, për vendasit e Seychelles një makinë është e panevojshme dhe biçikleta ka qenë gjithmonë një mjet transporti, transmeton “travel”.

“Që në moshë të vogël, vëllai im përpiqej të na mësonte si të ngasim biçikletën. Ata e mbajnë ndenjësen dhe ti mendon që po e mbajnë, të lënë të shkosh dhe pastaj i plagos gjunjtë. Dhe kjo është si mëson të ngasësh një biçikletë”, ka thënë Florie Marie, një banore e Digueois. Turistët marrin pjesë në traditën lokale, duke marrë biçikletë me qera për të eksploruar ishullin.

Seychelles

“La Digue njihet si ishull biçikletash. Pra, do të ketë klientë që do të duan të shkojnë në plazhë me makinë, por shumica duan biçikleta”, ka thënë Travis Mills, i cili zotëron një kompani biçikletash me qera në La Digue. Numri aktual i makinave në ishull është 60, një rritje e konsiderueshme nga vitet e 80-ta, kur vetëm familjet e pasura mund ta përballonin të zotëronin makinë. Asnjë makinë në La Digue nuk lejohet nëse nuk ofron shërbim publik, ndërsa rritja e ndërtimit të turizmit dhe mjeteve të nevojshme që hynë në punë, i ka alarmuar vendasit për nevojën e makinave.

‘Me më shumë automjete në La Digue, aspekti i qetësisë dhe relaksimit nuk do të jetë aty. Kjo do të ketë ndikim të madh në vetë La Digue, turizmin e tij, eksplorimin dhe ekosistemin e tij’, ka thënë Patrick Andre, sekretari kryesor i transportit në Seychelles. Konservatorët paralajmërojnë se zhvillimi i mëtejshëm mund të ndikojë në habitat natyror të specieve të rrezikuara në ishull siç është “Flycatcher i Parajsës së Zezë” të Seychelles, i njohur si Vev në kreolin lokal.

Seychelles

‘Ne kemi parë rritjen e numrit të ndërtimeve ose zhvillimit të ishullit në La Digue, dhe ky ka qenë një shqetësim i madh në lidhje me popullsinë e ‘Flycatcher’, ka thënë Josianna Rose, një roje parku në Rezervatin Veuve.

Që nga viti 2008, rojet kanë transportuar dhjetëra fluturakë në ishujt fqinjë përmes një programi që do të siguronte që kjo specie e rrallë shpendësh, të ketë habitate shtesë të përshtatshme. La Digue ka vendosur një moratorium për ndërtimin e objekteve të reja turistike, deri në vitin 2023 dhe kjo është në një përpjekje për t’i ruajtur burimet lokale.

“Nëse vërtetë duam që La Digue të mbetet një nga perlat e Seychelles, ne duhet të jemi në gjendje, në këtë pikë të kontrollojmë dhe monitorojmë zhvillimin në ishull’, ka thënë Sherin Francis, Shef Ekszekutiv i Bordit të Turizmit në Seychelles.

Seychelles

Ndalimi i pronësisë së automjeteve private, diskutimet për heqje graduale të automjeteve të varura nga karburanti dhe zgjerimin e formave tradicionale të transportit janë bërë pjesë e qëllimit për t’a kthyer La Digue në eko-kryeqytetin e Seychelles.

Të fundit nga rubrika