Islamabad rrit masat e sigurisë para bisedimeve SHBA–Iran

Në Pakistan, autoritetet kanë nisur masa të shtuara sigurie në kryeqytetin Islamabad, edhe para njoftimit zyrtar të presidentit amerikan Donald Trump për mbajtjen e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Siç raporton BBC, mysafirëve të një hoteli ku u mbajtën takimet e mëparshme mes delegacioneve u është kërkuar të largohen, ndërsa disa universitete kanë kaluar mësimin online për shkak të situatës.

Policia e Islamabadit ka paralajmëruar mbyllje të mundshme të rrugëve kryesore dhe kufizime të qarkullimit, pasi pritet ardhja e delegacioneve të huaja.

Ndërkohë, në disa zona të qytetit është raportuar trafik i rënduar.

Autoritetet po përgatiten për zhvillimet e mundshme diplomatike, ndërsa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht përbërja e delegacionit amerikan që do të marrë pjesë në bisedime me Iranin.

Rrugët përreth zonës diplomatike të Islamabadit janë mbyllur, ndërsa ushtria ruan telat me gjemba përgjatë hyrjeve.

 

Janë shfaqur edhe pika kontrolli të policisë

Trump njofton dërgimin e delegacionit në Pakistan për bisedime me Iranin

Të fundit nga rubrika