Islami: Njëri nga të rinjtë serb të arrestuar në veri shok i terroristëve të sulmit në Banjskë

Njëri nga katër të rinjtë serb të arrestuar në veri kishte lidhje të ngushta me disa terroristë të përfshirë në sulmin në Banjskë, kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë, Avni Islami

Foto e publikuar nga eksperti i sigurisë, Avni Islami.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka theksuar shqetësimet lidhur me aktivizimin e të rinjve në krime në veri të Kosovës për shkak të ndikimit të strukturave kriminale si ajo e Milan Radojçiqit.

Islami ka bërë të ditur se njëri nga katër serbët e ndaluar në Mitrovicë, të cilët u liruan me masën e arrestit shtëpiak, është Rastko Nedeljkoviq.

Sipas informacionit të siguruar nga qytetarët serbë në veri, Islami ka thënë se Nedeljkoviq, ndonëse i ri në moshë, është i njohur si narkoman, alkoolist dhe problematik.

“Njëri nga 4 serbët e ndaluar dje në Mitrovicë, të cilët u liruan me masën e arrestit shtëpiak, është RASTKO NEDELJKOVIC. Sipas të dhënave të siguruara nga qytetarët serbë në veri, ai përkundër faktit se është shumë i ri, njihet si narkoman, alkoolist dhe shumë problematik. Madje, në disa raste është i përfshirë edhe në rrahje, si tifoz i grupit famëkeq serb ‘DELIJE’. Ai është nga Zveçani dhe vendasit e njohin për aktivitete kriminale”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ai është i përfshirë në disa raste të rrahjes si tifoz i grupit të famshëm serb “Deliye” dhe është i lidhur me aktivitete kriminale në Zveçan.

Islami ka theksuar se Nedeljkovic ka pasur raporte të ngushta me individë të njohur për lidhjet e tyre me aktivitetet terroriste, përfshirë Stefan Nedeljkovic, Vlastimir Radivojevic (i njohur si Mami) dhe Lazar Radenkovic (i njohur si Proja).

Siç ka thënë Islami, këta individë dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Milan Radojçiq mbajnë përgjegjësi për përfshirjen e të rinjve në krime dhe për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika