Islami: Nuk ka rrezik të përshkallëzimit të situatës në veri

Njohësi i sigurisë, Avni Islami





Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS nga ato ilegale serbe dhe pas dorëheqjeve të përfaqësuesve serbë në insitucionet e vendit, situata e sigurisë në veri të Mitrovicës nga disa faktor po vlerësohet e brishtë.

Por, njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami, thotë se nuk ka rrezik të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Në një bisedë në emisionin Magazina, me Blerina Neziri-Abazi dhe Lirik Sylmetaj në Radio Dukagjini, Islami ka thënë se beson se do të ketë një marrëveshje për targat para datës 21 Nëntor, kur edhe parashihet të hyjë në fuqi vendimi për gjobat për targat ilegale serbe.

“Unë nuk mund mendoj se do të ketë përshkallëzim të situatës në veri. Kjo është çështje politike, veprime të cilat janë ndërmarrë nga ana e Serbisë, pasi çështja e targave nuk është shtyrja e vërtetë për këto reagime. Besoj se do të kemi një marrëveshje apo pajtim të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, para datës 21 nëntor, kur është paraparë të hyjë në fuqi faza e dytë e vendimit të Qeverisë, e që janë gjobat”, ka thënë Islami për Radio Dukagjini.

Njohësi i sigurisë në vend Avni Islami, u shpreh se dorëheqjet e zyrtarëve serbë nga qeverisja lokale dhe qendrore sidomos nga strukturat e zbatimit të rendit dhe ligjit nuk paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme.

Ai thotë se Policia e Kosovës nuk do të lejojë vakum institucional.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika