Islami: Petkoviqi po sulmon alternativat serbe në Kosovë

Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të drejtorit të së ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke i cilësuar ato si pjesë të një fushate të vazhdueshme për ndërhyrje në proceset politike dhe zgjedhore në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Islami ka thënë se Petkoviqi po vazhdon të përdorë narrativën e “terrorizmit institucional” ndaj serbëve në Kosovë, me qëllim që të diskreditojë institucionet e Kosovës dhe të krijojë perceptimin e një krize artificiale politike dhe etnike.

Sipas tij, reagimet e zyrtarit serb kanë ardhur pas arrestimit të shtatë drejtuesve të institucioneve paralele serbe, veprime të cilat autoritetet e Kosovës i konsiderojnë pjesë të zbatimit të ligjit dhe sovranitetit shtetëror.

Islami vlerëson se Petkoviqi po përpiqet sistematikisht ta paraqesë Listën Serbe si të vetmen përfaqësuese legjitime të komunitetit serb në Kosovë, duke mohuar pluralizmin politik brenda këtij komuniteti dhe duke sulmuar çdo alternativë që nuk është nën kontrollin e Beogradit.

Ai theksoi se në këtë kuadër janë intensifikuar edhe sulmet ndaj liderit serb të Kosovës, Nenad Rashiq, i cili po paraqitet nga Petkoviqi si “bashkëpunëtor i Kurtit” dhe “tradhtar”.

Sipas Islamit, kjo retorikë agresive synon ta delegjitimojë Rashiqin para votuesve serbë dhe të frikësojë çdo zë politik që kundërshton monopolin politik të Listës Serbe.

“Diskursi i Petkoviqit nuk ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë, por me përpjekjen për të ruajtur kontrollin politik të Beogradit mbi skenën politike serbe në Kosovë dhe për të ndikuar në orientimin e votës së komunitetit serb”, ka vlerësuar Islami.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika