Islami: Roli i Rugovës ishte regresiv, deklaratat kundër UÇK-së ishin skandaloze
Ish-lideri i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka thënë se roli i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në kohën e luftës ishte regresiv. Islami në “Debat Plus”, tha se deklaratat e Rugovës kundër UÇK-së ishin skandaloze. Por sipas tij ai i kishte dy gjëra pozitive, njëra se dërgoi mesazh se shqiptarët mund të […]
Ish-lideri i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka thënë se roli i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në kohën e luftës ishte regresiv.
Islami në “Debat Plus”, tha se deklaratat e Rugovës kundër UÇK-së ishin skandaloze.
Por sipas tij ai i kishte dy gjëra pozitive, njëra se dërgoi mesazh se shqiptarët mund të jenë liberal kurse e dyta moshyrja në luftën e Koracisë.
“Deklaratat e tij kanë qenë skandaloze kundër UÇK-së, krijimi i grupeve për me hetu UCK-në ka qenë skandaloze, direktiva për LDK-në që të mos u bashkohen UCK-së, ka qenë skandaloze. Megjithatë më vonë njeriu reflekton, e shikova më qetësisht. Ka dy gjëra që janë të vlefshme që fillimisht bëri njëfarë paqtimi të cështjes së Kosovës dhe dërgoi një frymë që shqiptarët mund të jenë liberalë dhe e dyta që nuk hyri në luftën e Koracisë, sepse do hapej fronti i jugut sepse Kosova nuk do ekzistonte”, tha ai.
Hyrja në luftën e Kroacisë sipas tij do ishte tejet e dëmshme, teksa shtoi se Albin Kurti e mbronte atë ide sipas tij të gabueshme.
“Albin Kurti që mbron idenë që pse s’u hap, është i gabueshëm, është i fajshëm. Njeriu duhet të gjej terma të duhura për veprime të tilla. Po të hapej fronti i dytë, Kosova… në atë kohë Serbia nuk kishte bërë luftë si duhet në Kroaci, nuk kishte ndodhë masakra në Srebenicë, Serbia ishte ende partner, vajti në Dejton. Kosova nuk kishte asgjë, s’e kishte as një Shqipëri që e mbronte. Të dërguarit e parë nga Kosvoa ishin tregtar që shitshin lëngje me ngjyrë e që shitshin patriotizëm”, tha ai.















