Islami: Zahir Pajaziti nuk gjeti mbështetje në Shqipëri
Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka folur për kohën kur dëshmori i kombit, Zahir Pajaziti, kishte shkuar në Shqipëri. Islami tha se Zahir Pajaziti në vitin 1996 kishte hyrë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Qerim Kelmendi, i cili ishte i plagosur. Sipas Islamit, Zahir Pajaziti kishte menduar që do […]
Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka folur për kohën kur dëshmori i kombit, Zahir Pajaziti, kishte shkuar në Shqipëri.
Islami tha se Zahir Pajaziti në vitin 1996 kishte hyrë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Qerim Kelmendi, i cili ishte i plagosur. Sipas Islamit, Zahir Pajaziti kishte menduar që do të gjente mbështetje në Shqipëri, të cilën, sipas tij, nuk e gjeti.
Islami po ashtu tregoi se si Zahir Pajaziti e kishte pasur një përplasje me Azem Sylën në lidhje me luftën në Kosovë.
“Në rastin e Zahir Pajazitit, problemi ka qenë më i ndërlikuar. Zahiri në dhjetor të 96 ka qenë në Shqipëri… Ai ka qenë me Qerim Kelmendin, ai ishte plagos pak më përpara dhe e ka sjellë për mjekim. Ai ka menduar që në Tiranë do të gjejë mbështetje, nuk ka gjetur mbështetje. Ai ka patur bindjen që lufta drejtohet në Kosovë, drejtuesi duhet me qenë në Kosovë. Ka pasur përplasje me Azem Sylën, ka qenë njeri i devotshëm, s’ka pasur hile. Por, koncepti i Zahirit ishte se kush do të flasë për luftën dhe të vijë në Kosovë”, tha ai.
Tutje, Islami tha se Zahir Pajaziti ishte ndjekur nga shteti shqiptar.















