Ismaili feston 28 Nëntorin me Veselin në Hagë
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se festën e 28 nëntorit e ka festuar me ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, në Hagë. Ismaili tha se Veseli bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë së Kosovës. “Edhe këtë festë të […]
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se festën e 28 nëntorit e ka festuar me ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, në Hagë.
Ismaili tha se Veseli bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë së Kosovës.
“Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë. Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve”, ka shkruar Ismaili.















