Ismaili i PDK-së, Konjufcës së VV-së: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në debatin e nënkryetarëve në Debat Plus në RTV Dukagjini, i është drejtuar Glauk Konjufcës, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbrojtje të Martin Berishajt.

Ismaili e quajti Berishajn “sekser të energjisë elektrike me Serbinë”, duke thënë se ai ka përfituar para nga GEN-I e Serbisë dhe ka tërhequr qindra mijëra euro nga bankat e Kosovës.

“Martin Berishaj është sekser i energjisë elektrike. Albin Kurti e ka mik, e mbështet dhe e mbron. Ai ka përfituar para nga GEN-I e Serbisë, ka tërhequr qindra mijëra euro dhe është sjellë me pasaportë diplomatike, titull që ia ka dhënë qeveria e Vetëvendosjes”, tha Ismaili.

Sipas tij, Berishaj “është ende i lirë dhe ende ambasador”, ndërsa shtoi se pushteti aktual e ka mbrojtur atë edhe pas dyshimeve për përfitime në kohën kur qytetarët përballeshin me fatura të larta të energjisë.

“Një njeri që ka tregtuar dhe ka përfituar në kohën e faturave të mëdha, ka tërhequr nga bankat e Kosovës qindra mijëra euro që nuk dihet ku kanë shkuar, dhe ju keni dalë e keni mbrojtur”, u shpreh Ismaili.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika