Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se gjendja ekonomike dhe jeta e qytetarëve në Kosovë është rënduar dukshëm krahasuar me gjashtë vitet e fundit.
Ai tha se gjatë takimeve në terren, qytetarët flasin për inflacionin, çmimet e larta, rritjen e kostos së energjisë elektrike dhe mungesën e perspektivës.
“Gjendja në terren, sa i përket jetesës së qytetarëve, është shumë herë më keq se para gjashtë viteve. Gjithkund flasin për inflacionin, për çmimet e larta, për çmimin e energjisë elektrike dhe mungesën e perspektivës”, ka thënë Ismaili në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Sipas tij, kjo situatë po i shtyn qytetarët të kërkojnë një alternativë tjetër politike, të cilën, siç tha ai, e përfaqëson kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.
“Kosovës i duhet një kryeministër që sjell stabilitet, mirëqenie dhe që se si do t’i ulë çmimet. Bedri Hamza është kompetent dhe qytetarët po e shohin këtë”, ka deklaruar Ismaili.