Ismaili: Vetëm PDK-ja e rrëzon Kurtin nga pushteti

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se oferta e tyre do të jetë e vetmja që do ta rrëzojë kryeministrin Albin Kurti nga pushteti në zgjedhjet nacionale

Uran Ismaili nga PDK

Uran Ismaili, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur bindjen e tij se oferta e PDK-së do ta rrëzojë Lëvizjen Vetëvendosje nga qeverisja në zgjedhjet nacionale.

Teksa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili për thirrjet e zgjedhjeve të parakohshme ka thënë se nuk është i interesuar që ta zhdukë opozitën, Ismaili e ka vlerësuar këtë si një shenjë arrogance nga ana e Kurtit, por në të njëjtën kohë e sheh si një konfirmim që oferta e vetme e aftë ta rrëzojë Kurtin është oferta e PDK-së.

“Është shqetësueses në kuptimin e arrogancës, por neve na bën edhe na përforcon bindjen që realisht e vetmja ofertë që e rrëzon kryeministrin Kurti nga pozicioni i kryeministrit Kurti është oferta e PDK-së. Jam i bindur për këtë, në zgjedhjet nacionale”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka përmendur “sukseset” e PDK-së në zgjedhjet lokale, duke theksuar se ata kanë hequr Lëvizjen Vetëvendosje në vende si Prizren, Mitrovicë dhe kanë marrë vota kryesore në Prishtinë.

“Ne e kemi hequr Lëvizjen Vetëvendosje në vende komunale, e kemi hequr në Prizren, e kemi hequr në Mitrovicë, ia kemi marrë votat kryesore në Prishtinë. Ne kemi qenë oferta që kemi bërë diferencën. Unë jam i bindur që ofertën ashtu siç e kemi ndërtuar në zgjedhje lokale, ashtu kemi me ndërtu në zgjedhje nacionale dhe jam i bindur shumë që kemi me qenë jashtëzakonisht konkurrues në zgjedhje nacionale”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ndërkohë, analisti Dibran Hoxha i është përgjigjur Ismailit duke thënë se në zgjedhjet lokale nuk janë përballur me kryeministrin aktual, Albin Kurti.

Siç ka shtuar Hoxha, PDK-ja ka pasur përballë vetëm disa imitime të Kurtit, që sipas tij, kanë dështuar.

 

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika