Istog – Një grua e raporton në polici të dyshuarin për dhunë dhe armëmbajtje

Në Istog, një grua ka raportuar se nga një i dyshuar ka pasur dhunë dhe se i njëjti, në shtëpi mbante armë. Pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, ku u gjetën dhe u konfiskuan pistoleta e pushkë gjuetie, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Një grua në Istog ka raportuar në polici se nga një i dyshuar ka pasur dhunë dhe se i njëjti mbante armë në shtëpi.

Pas këtij raportimi, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe, lidhur me këtë rast, nga bastisja në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me dy karikatorë, dy pushkë gjuetie dhe 1 karikator, si dhe mbi 130 fishekë të llojeve të ndryshme.

“Istog 03.04.2024-21:06. Pas raportimit nga ankuesja femër kosovare se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë dhe ka armë në shtëpi, njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me dy karikatorë, dy pushkë gjuetie dhe 1 karikator, si dhe mbi 130 fishekë të llojeve të ndryshme. Personi i dyshuar ka prezantuar lejet përkatëse për armët e lartcekura, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika