Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, i cili synon edhe një mandat në krye të komunës nga radhët e LDK-së, ka thënë se Istogu është komuna më e pastër në Kosovë.

Ai ka theksuar se shërbimet e menaxhimit të mbeturinave janë përmirësuar ndjeshëm, duke përmendur edhe rritjen e besimit të qytetarëve falë cilësisë së ofrimit të tyre.

“Istogu me plot gojën mendoj që mund të them që është komuna më e pastër në Republikën e Kosovës. Ne kemi  bërë shtirje të mbeturinave njëjtë është edhe inkasimi i pagesave. Për shkak të shërbimit të mirë ka kriju besim të qytetarëve”, tha Ferati.

Ai foli edhe për projektet infrastrukturore, duke përmendur asfaltimin e 130 kilometrave rrugë sekondare që lidhin fshatrat, si dhe ndërtimin e tregut të ri në Istog.