Istrefi për mosdekretimin e kryeprokurorit: Ky problem është puro politik

Mosemërimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga ana e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, të ftuarit në emisionin "Debat Plus" e kanë cilësuar si zvarritje të procesit

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini i ftuar në emisionin "Debat Plus"


Mosdekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si një problem puro politik, Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini.

Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se presidentja e vendit nuk dëshiron të bëjë këtë dekretim dhe është një çështje për shqyrtim.

“Problemi është që presidentja po pret të futet në fuqi ligji i ri për Këshillin Prokurorial, deri sa të zgjidhet ky problem nga Gjykata Kushtetuese, atëherë ky proces do të zvarritet”.

Sipas Istrefit, presidentja po blen kohë për një arsye të thjeshtë.

“Osmani nuk duhet të jetë përfillëse e politikave të Kurtit dhe ministrisë së drejtësisë”, ka vijuar Istrefi.

Ndërsa Kreshnik Gashi nga BIRN këtë situatë e ka cilësuar si të mjegullt.

Sipas tij, pesë muaj të mbetet vendi në pasiguri juridike dhe pa kryeprokuror është “një zvarritje e tejzgjatur e këtij procesi”.

Kreshnik Gashi, BIRN

Ai ka thënë se vërehet që ka tendencë që ky proces vazhdon të shtyhet deri sa të ketë rivlerësim të punës së kryeprokurorit.

“Jemi në pritje të një vendimi nga presidentja Osmani apo ta kthejë në shqyrtim te Këshilli Prokurorial”, ka thënë Gashi.

Ndërsa analisti Ylli Hoxha ka thënë se në aspektin kushtetues presidentja emëron dhe shkarkon kryeprokurorin, dhe nuk është vetëm si administratore por presidentja ka përgegjësi të shkarkojë dhe të emërojë në hierarkinë e shtetit.

Analisti, Ylli Hoxha

“Ka të bëjë me një konsultim paraprak jo vetëm një nënshkrim, zonja Osmani dhe Kurti kanë ardhur me premtimin kyç, për luftimin e krimit dhe korrupsionit, prandaj edhe zgjatet ky proces”.

Ai ka thënë se nuk mund t’i drejtohet gishti presidentes dhe të lihet fajtore nëse nuk e dekreton një person që nuk e konsideron të duhur, sepse mandati i tij do të jetë shtatë vjeçar dhe do të jetë me rëndësi për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika