Isufi: FSK e vendosur të mbroj sovranitetin

Në katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë, shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, koloneli Sefer Isufi, duke folur për të arriturat e FSK-së, në emisionin Magazina në Radio Dukagjini, ka thënë se të gjitha objektivat e caktuara vite më parë, janë përmbushur me sukses

Sefer Isufi





Në katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë, shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, koloneli Sefer Isufi, duke folur për të arriturat e FSK-së, në një bisedë me Blerina Neziri – Abazi dhe Lirik Sylmetaj, në emisionin Magazina në Radio Dukagjini, ka thënë se të gjitha objektivat e caktuara vite më parë, janë përmbushur me sukses.

“Mund ta pohojë se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes me të gjitha kapacitetet, ka arritur që të gjitha detyrat, masat dhe aktivitetet e përcaktuara për këtë periudhë kohore, t’i realizojë me sukses”, ka thënë kolonel Isufi, për Radio Dukagjini.

Koloneli Isufi shtoi se janë të vendosur të mbrojnë sovranitetin shtetëror e të japin kontribut në kuadër të operacioneve paqeruajtëse në krah të ShBA-së dhe aleatëve të tjerë.

“Duhet të jemi shumë mirënjohës, vendeve tona partnere në krye me SHBA-të, të cilët na kanë ofruar mundësi të shumta që ne të përgatisim kuadro profesionale, për të realizuar detyrat dhe shërbimin që kërkohet nga një formacion ushtarak në mbrojtje të integritetit territorial dhe detyrave të tjera që identifikohen në një Forcë të Armatosur”, ka thënë Isufi, duke shtuar se synimin për të qenë forcë e armatosur e kemi kurorëzuar me datën 14 Dhjetor 2018.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika