Isufi: VV-ja nuk do bashkëpunim me askënd, synon t’i ketë të gjitha institucionet në dorë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka gatishmëri për bashkëpunim politik me partitë e tjera.

Në emisionin FIVE, Isufi tha se rënia e daljes së qytetarëve në votime tregon zhgënjimin e tyre me situatën politike në vend.

Sipas tij, qytetarët po përballen me stagnim ekonomik, mungesë investimesh dhe dobësim të politikës së jashtme.

“Një parti e cila nuk do bashkëpunim me askënd, do pushtet të plotfuqishëm, do t’i ketë të gjitha institucionet në dorë, duke tentuar të vëj edhe diktaturë brenda vendit kjo tregon që nuk ka gatishmëri për të qeverisur ashtu siç duhet”, ka deklaruar Isufi.

Ai tha gjithashtu se AAK-ja ka ruajtur një elektorat të qëndrueshëm ndër vite, ndërsa vlerësoi se ndryshimi në drejtimin e partisë është pritur mirë nga mbështetësit e saj.

“Aleanca ka një elektorat të qëndrueshëm i cili çdo herë e ka mbajtur një gjendje stabile në kuptimin e votës diku 7 deri 10 për qind ka qenë, por ka një elektorat të besueshëm që përkundër partive tjera ndoshta që lëviz më së paku, për shkak të besimit që kanë”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika