Një shtetas rus i identifikuar si Aleksander Bobovnikov, 57 vjeç, është arrestuar nga policia shqiptare në aeroportin e Rinasit.

Bobovnikov ishte në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.

Më herët, Bobovnikov ishte ndaluar në Firence, por gjykata italiane kishte refuzuar ekstradimin e tij, duke argumentuar se akuza ndaj tij kishte motive politike.

Bobovnikov është një neurokirurg i njohur dhe një kritik i hapur i Kremlinit dhe i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri për të festuar ditëlindjen me miqtë e tij gjermanë, raporton EuroNews.

Pavarësisht presionit nga Rusia për ekstradimin e tij, vendet e Bashkimit Evropian kanë refuzuar arrestimin e tij.

Aktualisht, mbetet të shihet qëndrimi i drejtësisë shqiptare lidhur me këtë çështje.

Siç ka raportuar “BalkanWeb”, Bobovnikov ka ardhur në Shqipëri me aeroplan privat nga Gjermania.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë do të zhvillohet këtë të enjte në orën 12:00 në Gjykatën e Tiranës.

Bobovnikov, përveç pasaportës ruse, disponon edhe pasaportë izraelite.