Italia me ndihmë prej mbi 2 miliardë eurosh për zonat e prekura nga vërshimet

Kryeminsitreja e Italisë, Giorgia Meloni njofton se Italia ka miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet në rajonin verior Emilia-Romana

Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni njofton se Italia ka miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet në rajonin verior Emilia-Romana.

Të paktën 15 persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj katastrofe natyrore, edhe afër 23 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara.

Ndërkaq, mijëra hektarë tokë, veçmas toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.

Meloni, e cila vizitoi të dielën zonat e prekura, të martën mblodhi kabinetit qeveritar për të miratuar paketën e ndihmës. Ajo tha se ndihma do të jetë për personat e prekur nga vërshimet, por edhe për shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe industrinë e turizmit.

Sipas kryeministres italiane, në këtë paketë përfshihen për shpenzime lidhur me emergjencat dhe moratoriumet mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet dhe kompanitë e prekura. /REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika