Italia mirëpret heqjen e barrikadave në veri të Kosovës
Largimin e barrikadave në veri të Kosovës e ka mirëpritur edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Në një postim në Twitter, MPJ e Italisë ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të punojnë për forcimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. “Heqja e barrikadave në veri të Kosovës është […]
Largimin e barrikadave në veri të Kosovës e ka mirëpritur edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë.
Në një postim në Twitter, MPJ e Italisë ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të punojnë për forcimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Heqja e barrikadave në veri të Kosovës është një arritje e mëtejshme e punës së kryer në bashkëpunim me BE-në, ShBA-në dhe KFOR-in. Qeveritë duhet të punojnë për forcimin e dialogut të lehtësuar nga BE. Italia do të vazhdojë të mbështesë procesin”, thuhet në postim.
The lifting of the roadblocks in Northern Kosovo is a further achievement of the work carried out in synergy with EU, US and @NATO_KFOR to ease tensions. 🇷🇸 and 🇽🇰 governments need to work for strengthening the EU facilitated dialogue. Italy will continue to support the process. https://t.co/DL13zLIxJI
— Italy MFA (@ItalyMFA_int) December 30, 2022
Ndryshe, të premten e 30 dhjetorit është bërë largimi i barrikadës së fundit në fshatin Zupç, i cili ndodhet në hyrje të Zubin Potokut.
Ndërsa, gjatë së enjtes ishin larguar barrikadat e ndodhura në fshatin Rudar, ato në Leposaviq dhe në Komunën e Zubin Potokut.















