Italia njeh patentë shoferët e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Italia ka njohur patentën e shoferëve të Kosovës, duke nënshkruar një marrëveshje për këtë çështje në Romë

Foto ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se edhe një shtet tjetër i ka njohur këtë të mërkurë patentë shoferët e Kosovës.

Bëhet fjalë për shtetin e Italisë, e që ministrja Gërvalla ka bërë të ditur se marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar sot.

“Sot në Romë u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Itali. Ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën tonë në Itali. Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, ka treguar se marrëveshja hyn në fuqi pas 60 ditësh.

“Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ministrja Gërvalla gjithashtu i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika