Iu publikua fotografia me Radoiçiqin, Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Marko Gjuriq, ka reaguar pasi të shtunën ishte publikuar një fotografi ku shihej duke darkuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Fotografia e Gjuriqit me Radoiçiqin ishte publikuar në rrjete sociale e po ashtu edhe nëpër mediume teksa nuk është bërë e ditur se kur është shkrepur fotografia.

Gjuriq e ka quajtur “fushatë negative” kundër tij e Serbisë.

Gjuriq ka thënë se nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e “njerëzve tjerë “keqdashës për asgjë”.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse do të ishte shumë e zbehtë ajo. Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës, e njerëzve tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk jam turpëruar asnjëherë për kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe më pëlqen të takohem edhe sot e kësaj dite, unë jam takuar shumë herë, në kuadër të punës sime, edhe me udhëheqës të shumtë shqiptarë, të cilët janë akuzuar nga drejtësia vendase dhe ndërkombëtare për krime të papërshkrueshme lufte ndaj popullit tim. Kjo ka qenë gjithmonë pakrahasueshëm e vështirë për mua personalisht. Si dhe takimet që kam pasur me etnonacionalistët Kurti e Sveçla, që brutalisht u shkelin të drejtat elementare serbëve në Kosovë dhe kanë gjak të pafajshëm në duart e tyre”, ka shkruar Gjuriq në platformën “X”.

Ndryshe, Milan Radoiçiq, kërkohet nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Radoiçiq kishte pranuar se ishte prapa grupit që kreu sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator  ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Radoiçiq po vazhdon të endet i lirë në Serbi. Ai është vendosur në listën e të kërkuarve nga Interpoli me kërkesë të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika