Iu refuzua hyrja para një jave, shtetasi i huaj arrestohet në Merdarë, pasi qëndroi ilegalisht në Kosovë
Një shtetas i huaj është arrestuar gjatë orëve të para të së dielës në pikën kufitare Merdarë, pasi dyshohet se ka hyrë dhe ka qëndruar ilegalisht në Kosovë. Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit më 9 korrik i është refuzuar hyrja në Kosovë. “SPK Merdare / […]
Një shtetas i huaj është arrestuar gjatë orëve të para të së dielës në pikën kufitare Merdarë, pasi dyshohet se ka hyrë dhe ka qëndruar ilegalisht në Kosovë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se gjatë verifikimit është konstatuar se të dyshuarit më 9 korrik i është refuzuar hyrja në Kosovë.
“SPK Merdare / 14.07.2024 – 01:25. Është arrestuar një mashkull shtetas i huaj për arsye se i njëjti dyshohet se ka hyrë dhe qëndruar ilegalisht në Republikën e Kosovës. Gjatë verifikimit ka rezultuar se të njëjtit më datë 09.07.2024 i është refuzuar hyrja në Kosovë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.















