Iu thyhen xhamat veturave të Policisë së Kosovës

Veturat e Policisë së Kosovës kanë pësuar dëmtime të rënda pas përleshjes me qytetarët serb para ndërtesës së komunës së Zveçanit. Gaz lotsjellës dhe krisma armësh janë dëgjuar në vendin e ngjarjes

Xhamat e veturave të Policisë së Kosovës janë thyer pas mbledhjes së dhjetëra qytetarëve para objektit të Komunës së Zveçanit.

Më herët pati një përleshje në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini, në vendin e ngjarjes është hedhur gaz lotsjellës si dhe dëgjohen krisma armësh. Tani, Dukagjini sjell pamje të dëmtimit të veturave të policisë nga qytetarët.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan.

Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut, të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.

Në Leposaviq, po ashtu, janë vendosur edhe dy kamionë para komunës.

Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.

Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika