Ivica Daçiq  nuk “mbushet mend”, i thur lavde kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, lëre që nuk distancohet nga e kaluara gjenocidale e Serbisë, por, përkundrazi, i ka thurur lavde kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, me urdhrat e të cilit është kryer gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Daçiqi tha se Millosheviqi ishte një shembull se si duhet të duhet dhe mbrohet vendi. Këto komente ai i bëri në prezantimin e nipit të Millosheviqit si pjesë e garës zgjedhore të partisë së tij.

“Milosheviqi u dënua në emër të mbarë vendit dhe popullit dhe sot nipi i tij qëndron me krenari si bartësi i tretë i listës së koalicionit SPS – Serbi e Bashkuar – Të Gjelbrit të Serbisë, duke treguar se idetë e së vërtetës dhe të drejtësisë, dashuria për vendin dhe popullin u transmetohen socialistëve dhe patriotëve të vërtetë gju më gju”, tha ai.

Gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990, Daçiqi shërbeu si zëdhënës i Slobodan Millosheviqit.

Ai e mori pseudonimin “Sloba i vogël” – edhe pse ai nuk është i vetmi politikan socialist që etiketohet në këtë mënyrë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika