Izmaku komenton deklaratat e Kurtit: Limaj ka autoritet, pesha e një lideri në politikë nuk varet nga numrat
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit, i cili ka thënë se nuk mund t’i jepet posti i kryeparlamentarit një partie që ka vetëm tre deputetë. Izmaku mbrojti liderin e Nismës, Fatmir Limaj, duke theksuar se autoriteti i një lideri politik nuk varet vetëm nga numrat. “Limaj ka autoritet […]
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit, i cili ka thënë se nuk mund t’i jepet posti i kryeparlamentarit një partie që ka vetëm tre deputetë.
Izmaku mbrojti liderin e Nismës, Fatmir Limaj, duke theksuar se autoriteti i një lideri politik nuk varet vetëm nga numrat.
“Limaj ka autoritet dhe njihet si autoritet përafrues në skenën politike. Por pesha e një lideri nuk varet nga numrat në politikë”, ka thënë Limaj.















