Izolim e karantinë, si po reagojnë shtetet ndaj shpërthimit të hantavirusit?

Shumë shtete kanë marrë masa të rrepta pas shpërthimit të hantavirusit në anijen turistike holandeze “MV Hondius”, e cila ishte ankoruar në portin Granadilla në Tenerife të Spanjës.

Deri tani janë raportuar nëntë raste, shtatë të konfirmuara dhe dy të dyshuara, ndërsa tre persona kanë vdekur – një çift nga Holanda dhe një grua nga Gjermania.

Pasagjerë nga vende të ndryshme janë kthyer në shtetet e tyre, ku po mbahen në izolim dhe nën mbikëqyrje mjekësore.

Në Britaninë e Madhe, 20 shtetas britanikë, një gjerman që jeton në Britani dhe një pasagjer japonez janë dërguar në spitalin Arrowe Park në Merseyside.

Ata do të qëndrojnë 72 orë nën kontroll mjekësor dhe më pas do të vetizolohen edhe për 42 ditë të tjera në shtëpi.

Autoritetet britanike thanë se asnjëri prej tyre nuk ka simptoma, por do të monitorohen nga afër, raporton BBC..

Në SHBA, 18 amerikanë janë kthyer në vend. Shumica po kontrollohen në Nebraska dhe Atlanta, ndërsa dy persona po trajtohen në një qendër të specializuar në Atlanta, pasi njëri prej tyre kishte simptoma të lehta. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se rreziku për publikun është “shumë, shumë i ulët”.

Në Holandë, shtetasit holandezë që u larguan nga anija janë dërguar direkt në shtëpitë e tyre për karantinë. Zyrtarët shëndetësorë po i kontaktojnë çdo ditë për të kontrolluar nëse shfaqin simptoma.

Në Spanjë, 14 shtetas spanjollë janë futur në karantinë në një spital ushtarak në Madrid. Njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testin e parë, por autoritetet thanë se është pa simptoma dhe në gjendje të mirë.

Franca ka konfirmuar rastin e saj të parë me hantavirus. Një grua franceze, e cila shfaqi simptoma gjatë fluturimit nga Tenerife në Paris, po mbahet në izolim dhe gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Autoritetet kanë identifikuar 22 persona me të cilët ajo kishte kontakt.

Në Gjermani, katër persona janë vendosur në izolim në spitalin universitar të Frankfurtit. Ata nuk kanë simptoma, por do të monitorohen vazhdimisht nga autoritetet lokale.

Ndërkohë në Zvicër, një shtetas zviceran që ishte larguar më herët nga anija ka rezultuar pozitiv pas kthimit në vend. Ai po trajtohet, ndërsa bashkëshortja e tij është vetizoluar si masë paraprake.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika